Konsumimi i tyre ju mbron nga një ndër kanceret më të përhapura

Konsumimi i tyre ju mbron nga një ndër kanceret më të përhapura

Hulumtimet kanë treguar se dieta e bazuar në produktet bimore zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Studimi i ri ka ofruar më shumë prova për të mbështetur këtë pretendim, pasi është treguar se një dietë e tillë zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit kolorektal, që gjithnjë e më shumë prek të rinjtë.

Ekipi i studiuesve që kanë kryer studimin dhe e publikuan në revistën Journal of the American Medical Association, ka deklaruar se ishte e qartë pse dieta vegjetariane zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Studimi ka përfshirë 77,000 të rritur dhe zakonet e tyre dietike për shtatë vjet. Ata kanë zbuluar se individët në dietë vegjetarianë kanë qenë më pak të prirë për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë me 20% në krahasim me ata që hanë mishin, ndërsa ata që kanë konsumuar peshk, por jo edhe produkte mishi, kanë pasur 43% rrezik më të ulët.

Sipas Shoqërisë Amerikane për Kancerin, kanceri kolorektal është lloji i tretë më i zakonshëm i kancerit që prek burrat dhe gratë.

Dietologët onkologjikë kanë thënë se disa lloje ushqimesh zvogëlojnë rrezikun nga krijimi i kancerit në zorrën e trashë:

Peshku

Bollguri

Ulliri

Batha

Pemët dhe perimet

Kurkuma

Domatet/21Media