Përfunduan tri ndeshjet e para të xhiros së 19 në Superligën e Kosovës

Përfunduan tri ndeshjet e para të xhiros së 19 në Superligën e Kosovës

Drenica i është kthyer fitoreve në Superligë, duke triumfuar 3-1 ndaj Ferizajt, pas humbjes q­ë e pati nga Ballkani.

Drenica e nisi furishëm takimin, rezultati u zhbllokua në minutën e pestë, ku Kreshnik Uka ishte ai, i cili e shënoi golën në portën e zbrazët. Kurse, për 2-0 dhe rezultatin e pjesës së parë, shënoi Diar Prokshi. Në pjesën e dytë të kësaj ndeshje u shënuan edhe dy gola.

Ishte i pari Qemail Elshani, i cili shënoi në minutën e 82-të kështu duke e arritur rezultatin 3-0, e krejt çka arriti klubi i Ferizajit, ishte goli i nderit në minutën e 84’, i shënuar nga Genc Hamiti.

Në këto ndeshje fitore mori edhe Ballkani që e fundosi KEK-un, duke e mposhtur 2-0.

Blend Baftiu me golin e tij shënoi për rezultatin 1-0 në pjesën e parë, kurse në të dytën, në minutën e 57-të, Borche Manevski realizoi për rezultatin përfundimtar 2-0.

Kurse në ndeshjen tjetër, mes Gjilanit dhe Flamurtarit, nuk pati fitues. Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat për 90 minuta, portat mbetën të paprekura, duke i ndarë pikët në fund./21Media