Gjashtë shenja që nuk duhet t'i injoroni

Gjashtë shenja që nuk duhet t’i injoroni

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në botën e zhvilluar dhe infarkti është fatal në rreth 30% të rasteve – ndërsa vdekjet e papritura shpesh mund të ndodhin në javët pas stabilizimit të një pacienti nga një sulm në zemër.

Një sulm në zemër shkakton dëmtim të muskujve të saj. Kjo pjesë e zemrës mund të bëhet e paqëndrueshme dhe të prodhojë aritmi kërcënuese për jetën – takikardia ventrikulare dhe fibrilim i ventrikulit.

Për këto arsye është e rëndësishme që të zbulohen në kohë shenjat e një sulmi në zemër për ta parandaluar atë dhe kështu të shpëtoni jetën e një personi.

Shumica e njerëzve me sulm në zemër kishin simptoma deri në një muaj para incidentit, por shumica nuk i kanë kushtuar vëmendje.

Burrat janë më të prirë për dhimbje në gjoks, gratë më shpesh pësojnë vështirësi në frymëmarrje. Burrat gjithashtu mund të pësojnë probleme me ereksionin, i cili është përgjegjës për ngushtimin e enëve të gjakut.

Kushtojini kujdes këtyre gjashtë shenjave të cilat mund të lajmërohen një muaj para sulmit në zemër:

-Lodhje

Nëse arteriet ngushtohen, zemra pranon më pak gjak, gjë që e bën atë të funksionojë shumë më vështirë. Kjo është arsyeja pse ndiheni të lodhur dhe të përgjumur gjatë gjithë kohës.

-Frymëmarrje e shkurtër

Nëse zemra merr më pak gjak, kjo do të thotë se mushkëritë marrin më pak oksigjen se normalja. Nëse keni probleme me frymëmarrje, duhet të vizitoni sa më shpejt mjekun, pasi kjo mund të nënkuptojë se po afrohet koha e sulmit në zemër.

-Dobësi

Nëse ndiheni të dobësuar, një gjë e tillë rezulton nga ngushtimi i arterieve, të cilat nuk lejojnë gjakun të qarkullojë normalisht. Muskujt me këtë rast nuk marrin gjithë atë që është e nevojshme dhe mund të ndodhë që të rrëzoheni.

-Marramendje dhe djersitje e ftohtë

Qarkullimi i dobët është fajtor për një gjë të tillë, pasi qarkullimi i gjakut në tru është i kufizuar dhe kjo është shumë e rrezikshme për jetën. Në situata të tilla ju hetoni marramendje të shpeshta dhe konfuzion. Nuk duhet të injoroni shenja të tilla.

-Presion në gjoks

Presioni i vazhdueshëm në gjoks, dhimbje dhe ndjenjë jo e mirë, përcillet edhe me tension të ngritur. Kjo do të jetë gjithnjë e më e shpeshtë deri në ditën e sulmit në zemër.

– Simptomat e gripit ose ftohjes

Nëse keni ndjenjën se keni simptomat e gripit ose ftohjes nga askund, mund të bëhet fjalë për paralajmërim të një sulmi të afërt në zemër.

Shumë njerëz kanë mbijetuar sulmin në zemër dhe më vonë kanë thënë se disa ditë para kësaj, kanë përjetuar simptoma të tilla si kollitje, ethe dhe jo vetëm.