Gurët në veshka

Gurët në veshka

Problemi i gurëve në veshka është njohur nga njerëzimi shumë kohë më parë nga e cila burrat kanë më shumë rrezik të vuajnë nga kjo sëmundje sesa gratë.

Simptomat e kësaj sëmundje mund të jenë të heshtura, por nëse gurët lëvizin, shenjat do të jenë të rënda dhe shumë të dhimbshme. Pra, është e rëndësishme të jesh në gjendje t’i njohësh menjëherë ato dhe të konsultohesh me një mjek.

Dhimbje e rëndë

Ju mund të ndjeni dhimbje ekstreme në bark, shpinë ose ijë. Kjo ndodh kur guri fillon të lëvizë dhe mbërthehet në ureterin e ngushtë duke krijuar presion në veshkat. Ndërsa guri lëviz, dhimbja mund të shkojë nga prapa në ijë.

Ndryshimet në urinim

Një nxitje e vazhdueshme dhe e shpeshtë për të urinuar ndodh kur guri fillon të lëviz dhe arrin në fshikëz e cila mund të shkaktojë dhimbje dhe ndjesi djegie gjatë urinimit

Sasia e urinës mund të jetë më e paktë  kur shoqërohet me gurë që janë mbërthyer në uretër dhe kjo mund edhe të ndalojë plotësisht rrjedhën e urinës ndërsa gjaku mund të shfaqet në urinë për shkak të pranisë së gurëve në traktin urinar. Po ashtu një erë e keqe mund të tregojë se keni një infeksion në veshkat tuaja.

Të dridhura dhe ethe

Të kesh temperaturë të lartë mund të thotë që ekziston një infeksion në traktin urinar ose në veshkat. Kjo mund të shkaktojë komplikime me sëmundjen e gurëve në veshka.

Të përziera

Të përzierat zakonisht shoqërohen me të vjella. Kjo është për shkak të faktit se veshkat dhe trakti gastrointestinal kanë një lidhje të përbashkët të nervave.

Ndjeheni shumë të dobët ose të lodhur

Funksioni i veshkave zvogëlohet nëse keni gurë. Për shkak të kësaj, një akumulim i toksinave mund të ndodhë në trup dhe kjo ju bënë që të ndjeheni më të lodhur se zakonisht dhe të përjetoni dhimbje të forta, gjë që mund t’ju bëjë më të dobët.

Ju duhet të pini ujë të mjaftueshëm, të mos hani shumë sheqer, natrium dhe proteina si dhe merrni shtesa të vitaminës D./21Media