Grupet e Ligës së Kampionëve pas xhiros së katërt

Grupet e Ligës së Kampionëve pas xhiros së katërt

Kanë përfunduar katër xhirot e para në kuadër të Ligës së Kampionëve. Gjatë kësaj kohe janë zhvilluar 16 ndeshje dhe tri ekipe kanë arritur të kualifikohen në raundin tjetër.

PSG, Bayern dhe Juventusi janë skuadrat që janë kualifikuar. Kampioni francez dhe kampioni gjerman kanë fituar të gjitha ndeshjet e luajtura deri më tani, ndërsa Juventusi ka tri fitore dhe një barazim.

Në grupin A Real Madrid është favorit të kualifikohet pas PSG-së. Ndërsa, në grupin B Tottenham shpreson t’i bashkohet Bayern-it në raundin tjetër.

Manchester City kryeson grupin C, kurse Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Zagreb janë në “luftë” për vendin e dytë. Në grupin D, pas kualifikimit të Juventus-it, Atletico Madrid është shumë afër të siguroj një vend në raundin tjetër.

Favorit për ta kaluar grupin E janë Liverpool dhe Napoli. Nga ana tjetër në grupin C, janë tri skuadra që po luftojnë për të vazhduar me tej. Në vendin e parë në këtë grup është Barcelona, e ndjekur nga Borussia Dortmund dhe Interi.

Edhe pse favorit për ta kaluar grupin G janë RB Leipzig dhe Lyon, akoma nuk dihet se kush do të kualifikohet, pasi në garë janë edhe Zenit e Benfica. Në grupin e fundit vetëm Lille nuk mund të kalifikohet, ndërsa në garë janë ende Ajax, Chelsea dhe Valencia./21Media