A i dini pasojat e ushqimeve të shpejta?

A i dini pasojat e ushqimeve të shpejta?

Sipas ekspertëve, dy të tretat e popullsisë së botës herë pas here ose vazhdimisht kanë probleme me ndjesi të pakëndshme në stomak. Ajri i tepërt në traktin gastrointestinal, në disa njerëz shkakton dhimbje në pjesë të ndryshme të stomakut, andaj është shumë e rëndësishme që sa më herët të zbulohet shkaku i kësaj gjendjeje.

Ndjenja e pakëndshme në stomak, në shumë raste mund të parandalohet nga një ndryshim në dietë. Kjo do të thotë që ju duhet shmangur nga të ashtuquajturat ushqime të rënda, të tilla si lloje të ndryshme të zarzavateve, lakrës, lakrës jeshile, brokolit, lulelakrës, fasules.

Po ashtu, eliminoni konsumimin e alkoolit, pijeve të gazuara, ushqimeve pikante, sepse ato irritojnë stomakun, ngadalësojnë tretjen dhe stimulojnë fermentimin, i cili liron gazra nga stomaku. Hani ushqim më shpesh, por në sasi më të vogla dhe mos konsumoni ushqime të shpejta.

Nuk është vetëm ushqimi fajtor për dhembjet në stomak, por aty ndikojnë edhe bakteret në zorrë, të cilat mund të çojnë në shfaqjen e simptomave. Edhe pse numri i baktereve “normale” që gjenden në zorrë rritet, kjo nuk do të thotë se ka ardhur deri tek infeksionet, porse balanca e florës së zorrëve në një masë është minuar./21Media