Përfitoni nga kjo metodë

Përfitoni nga kjo metodë

Estetistja e preferuar e Meghan Markle, Nichola Joss, ia krijoi asaj një metodë, e cila i ndihmon asaj të arrijë një lëkurë të ndritshme dhe ta mbajë në formë të mirë. Ky masazh i fytyrës përmirëson tonin dhe strukturën e lëkurës, inkurajon kullimin limfatik, aktivizon prodhimin e kolagjenit, stërvit muskujt për të qëndruar të fortë dhe i jep fytyrës suaj më shumë kontur. Dhe është shumë e lehtë për çdonjërin që ta praktikoni në shtëpi.

1.Aplikoni vajin

Keni parasysh se masazhi i fytyrës nuk duhet të shkaktojë dhimbje. Kur filloni, mund të shkaktojë dhimbje, por mos i ushtroni presion shumë lëkurës. Filloni duke aplikuar vajin tuaj të preferuar ose ndonjë hidratues nate në fytyrë dhe qafë, kështu që kur bëni masazh, nuk e tërheq lëkurën. Vendosni disa pika vaj në gishtat tuaj, fërkoni për disa sekonda për ta përshtatur vajin me temperaturën e trupit.

2.Relaks

Mbyllni sytë dhe mbuloni fytyrën tuaj me duar, mbane fytyrën me duar për disa sekonda dhe zhvendosni duart drejt qafës. Me këtë hap ju do ta përgatitni lëkurën, kështu që mos i ushtroni presion dhe vetëm relaksohuni, transmeton rtv21.tv

3.Përgatitni lëkurën

Aplikoni pak presion dhe pastrojeni nga qendra e fytyrës deri poshtë. Në këtë fazë aktivizoni sistemin limfatik dhe gjithashtu ngrohni lëkurën dhe përgatiteni atë për masazhin aktual.

4.Rrathë të vegjël

Duke filluar nga qendra e fytyrës suaj, fërkoni vajin në lëkurën tuaj në lëvizje rrethore të vogla, jashtë dhe lartë.

5.Rreth mjekrrës

Duke përdorur gishtat tregues dhe ata të mesit, fshini kockën e nofullës nga mjekra juaj deri tek veshët. Aplikoni presion të lehtë, por jo shumë. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të stimuluar kullimin limfatik dhe për ta bërë konturin e fytyrës tuaj të fortë dhe të shtrënguar. Përsëriteni gjashtë herë.

6.Rreth faqeve

Duke përdorur gishtat tregues dhe ata të mesit, gjeni bazën e mollëzës dhe zhvendosni gishtat duke krijuar kështu formën V. Ky ushtrim ndihmon për ngritjen e faqeve dhe për ta mbrojtur lëkurën. Përsëriteni gjashtë herë.

7.Mollëzat

Me pjesën e brendshme të duarve, ushtroni presion mollëzave dhe mbajeni kokën me duar për 10 sekonda. Vendosni anën e brendshme të duarve mbi bazën e mollëzave dhe rrokullisni duart nën mollëzat tuaja. Përsëriteni gjashtë herë.

8.Rreth syve

Masazhet rreth syve do t’ju ndihmojnë rreth ënjtjeve. Filloni me një masazh të lehtë rreth syve me gishtat tregues dhe ata të mesit. Kjo ndihmon për ta ngrohur zonën dhe për ta përgatitur atë për masazh. Vendosni gishtat tregues afër qosheve të syve dhe fërkojeni me gishtat e mesit.

9.Balli

Vendosni gishtat mbi vetulla dhe ushtroni presion, duke e fërkuar lëkurën poshtë dhe lartë deri te flokët. Përsëriteni gjashtë herë. Ky ushtrim i targeton rrudhat e imëta në ball.

10.Qafa

Vendosni duart në mes të qafës dhe fërkojeni nga qendra drejt shpatullave tuaja me një farë presioni. Përsëriteni tri herë në çdo anë./21Media