KEDS: Arsyeja e ndërprerjes është punimin në kabllo

KEDS: Arsyeja e ndërprerjes është punimin në kabllo

KEDS ka njoftuar se për shkak të planifikimit që të kryhet një punë emergjente në NS 35/10 [kV] “Prishtina III” sonte, pas mesnate, prej orës 24:00, mund të ketë ndërprerje të daljeve 10 [kV] që janë të kyçura në këtë nënstacion, që do të mund të mbesin pa energji elektrike për një interval të shkurtër kohor, diku afro 10-15 minuta.

Nga mungesa e mundshme e energjisë në këtë interval kohor do të vërehet në këto lokalitete: Kampusi Universitar, Qyteza Pejton, Hotel Grandi me rrethinë, Ulpiana, Santea, Dardania, Lakërishta, Pallati i shtypit, Kurrizi, Konviktet dhe Menza e Studenteve, Radio Kosova, ndërtesat e KEDS dhe KOSTT, Termokosi, Ben-Afi, Rr. Fuad Pashë Dibra, Bibloteka “Hivzi Sylejmani”, Blloku I, Mikro 3 dhe Mikro 6.

Sipas tyre, arsyeja e ndërprerjes është punimin në kabllon 35 [kV] që furnizon NS 35/10 [kV] “Prishtina III”.