Zgjedhjet do të mbahen me 6 tetor

Zgjedhjet do të mbahen me 6 tetor

Deri më tani në Komisionin Qendror të zgjedhjeve kanë aplikuar shtatë subjekte politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajmin për RTV 21 e ka konfirmuar zëdhënesi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 7 aplikime nga subjektet politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) – 27 kandidatë;
Jedinstvena Goranska Partija (JGP) – 13 kandidatë për deputetë;
Srpsa Lista – 17 kandidatë për deputetë;
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 13 kandidatë për deputetë;
Gradjanska Iniciativa Gore (GIG) – 6 kandidatë për deputetë;
Samostalna Liberalna Stranka (SLS) – 13 kandidatë për deputetë;
Nova Demokratska Stanka (NDS) – 60  kandidatë për deputetë;

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 6 tetor./21Media