Shumë ushqime me siguri keni qenë duke i ngrënë në mënyrë të gabuar gjatë gjithë jetës suaj

Shumë ushqime me siguri keni qenë duke i ngrënë në mënyrë të gabuar gjatë gjithë jetës suaj

Shumë nga ushqimet që ne i hamë në përditshmëri nuk kemi shumë njohuri si t’i gatuajmë dhe kështu përfundojmë duke ia humbur vitaminat e tyre, transmeton rtv21.tv.

Farat e lirit përmbajnë fibra, omega-3, linjanë dhe fitonutrientë, të gjitha këto janë substanca të vlefshme për trupin. Sidoqoftë, trupat tanë nuk janë në gjendje t’i tretin gjithë këto substanca nëse i hajmë tërësisht. Kjo është arsyeja pse ata duhet të shtypen para se të hahen në mënyrë që të mos humbasin substanvat e tyre të dobishme.

Lëkura e kivit përmban një përqendrim të lartë të lëndëve ushqyese, veçanërisht fibra, folate dhe vitaminë E. Konsumimi i një kivi të tërë (përfshirë lëkurën) rrit përmbajtjen e fibrave, vitaminës E dhe folateve me 50%, 32% dhe 34%.  Të hani kivi me lëkurë është shumë e shëndetshme për trupin e njeriut.

Domatet janë ndër ushqimet që duhet të hahen të gatuara në mënyrë që njeriu të përfitojë nga lëndë ushqyese si likopeni i cili mbron nga tumoret dhe sëmundjet e zemrës. Lëndët ushqyese rriten nëse i ngrohni domatet në rreth 194 ° F.

Luleshtrydhet janë të pasura me fibra, antioksidantë dhe vitaminë C, të ngjashme me shumicën e frutave të kuq. Për shkak se trupi ka nevojë për këto lëndë ushqyese, këto fruta nuk duhet të ruhen kurrë të prera. Kur luleshtrydhet janë prerë, ato bëhen të ndjeshme ndaj dritës dhe oksigjenit dhe humbasin ushqyesit e tyre shumë lehtë.

Brokoli është një nga ato ushqime që duhet të hahen gjithnjë të papërpunuara ose më së shumti, me avull. Në fakt, duke i zier ose skuqur, ato humbasin vitaminën C, klorofil, antioksidantë dhe komponime anti-kancerogjene, të cilat janë të gjitha thelbësore për trupin.

Të keni kujdes gjatë ngrënies së këtyre ushqimeve që mos t’ia humbisni vlerat ushqyese që kanë ato./21Media