Çaji dhe bananet janë veç dy prej ushqimeve që mund të ju ndihmojnë

Çaji dhe bananet janë veç dy prej ushqimeve që mund të ju ndihmojnë

Edhe nëse jeni me dietë, apo kryeni ushtrime të sforcuara, dhjami i barkut është pjesa më e vështirë për t’u hequr.

Por, janë disa ushqime specifike të cilat ndihmojnë në këtë process.

Avokado

Gjysma e avokados përmban afërsisht 10 gram yndyrna të shëndetshme, të cilat e ndalojnë trupin tuaj të rezervojë dhjamë në këtë pjesë të trupit.

Bananet

Ato përmbajnë 422 miligram kalium, një mineral, i cili limiton sasinë e sodiumit që fryn barkun.

Kosi

Një gotë kos ndihmon në shtimin e baktereve të rëndësishme në trupin tuaj, të cilët luftojnë bakteret e tjera që shkaktojnë fryrjen.

Frutat e pyllit

Përmbajnë antioksidantë, të cilët ndihmojnë në qarkullimin e gjakut, duke sjell më shumë oksigjen tek muskujt. Një gotë kos me fruta pylli, përpara regjimit tuaj të stërvitjes do t’i ndihmonte muskujt tuaj.

Çaji jeshil

Tri gota çaj në ditë shtojnë metabolizmin tuaj dhe djegin 30 kalori.

Qitro

Vitamina C që ndodhet në qitro ndihmon që trupi juaj të djegë 30 % më shumë yndyrë gjatë stërvitjes tuaj.