Duhet pasur shumë kujdes në ushqime

Duhet pasur shumë kujdes në ushqime

Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të keni kujdes se çfarë hani apo pini, në të kundër do ta gjeni veten të plakur para kohe.

Cilat janë ushqimet dhe pijet që favorizojnë plakjen e lëkurës duke ju bërë të dukei më të vjetër nga ç’jei? Ariel Ostad, dermatolog me famë botërore rendit për revistën “Health” 10 prej tyre.

Limonat
Ajo që dihet është që të gjitha agrumet shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve, por në bazë të studimit të Ostad limoni është shkatërrimtari më i madh.

Pijet energjike
Çlirojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të shoqëruara me një aktivitet fizik, injektojnë në organizëm sasi të mëdha kripe. Për ata që nuk mund të bëjnë dot pa këto pije, këshillohet pirja me kallam për të shmangur kontaktin me dhëmbët.

Mishi i kuq
Sapo hyn në organizëm çliron radikalët e lirë që janë dëmtuesit kryesorë të proceseve rigjeneruese të lëkurës. Nuk këshillohet eliminimi i tij, por përdorimi në mënyrë të kufizuar.

Ushqimet pikante
Këshillohet përdorimi i moderuar i tyre. Çdo tip lëkure është e ndjeshme ndaj këtyre ushqimeve dhe për të mos folur që shkaktojnë edhe çrregullime në menopauzë.

Kripa
Dora e rëndë me të në kuzhinë për një kohë të gjatë mund t’ju plakë më shpejt nga sa pretendoni. Këtu nuk përjashtohen as ata që nuk e përdorin fare në sallata apo gjellë. Disa ushqime, thotë Ostad, përmbajnë vetë sasi të mëdha kripe.