Nata e dytë gjysmëfinale

Nata e dytë gjysmëfinale

Ka filluar nata e dytë gjysmëfinale e edicionit të 64-të të “Eurovisionit”, i cili këtë vit mbahet në Tel Aviv të Izraelit, shkruan rtv21.tv

Këtë vit, Shqipëria përfaqësohet nga këngëtarja e mirënjohur Jonida Maliqi. Ajo do të prezantohet në gjysmëfinale me këngën “Ktheju tokës”. Maliqi do të performojë e 14-ta me radhë në skenën në Tel Aviv.

Në Youtube mund ta ndiqni live “Eurovision 2019”.

Eurovisioni po prezantohet nga Bar Rafaeli, Erez Tal, Assi Azar dhe Lucy Ayoub.

Finalja e Eurovisionit do të mbahet më 18 maj./21Media