Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Dritëro Agolli ishte autor i njohur shqiptar, ai u lind në Menkulas të Devollit me 13 tetor 1931.

Agolli krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”.

Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike.

Dritëro Agolli vdiq më 03 shkurt të vitit 2017./21Media

Ketu s’do jem

Ketu s’do jem do jem larguar
Ne toke i tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s’do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t’vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje