Akuzohet për ngacmim seksual

Loading...

Akuzohet për ngacmim seksual

Aktori i njohur, Kevin Spacey u shfaq dje në gjyq për tu ballafaquar me akuzën se ka ngacmuar seksualisht një adoleshent, në një lokal në Massachusetts, në vitin 2016.

Këto akuza, i mohoi aktori. Viktima është djali i prezantueses së mëhershme të televizionit, Heather Unruh e cila ka folur publikisht për incidentin e vitit të kaluar. Ajo e ka akuzuar Spaceyn që i ka blerë djalit të saj, 18-vjeçar, alkool (mosha e lejuar për të konsumuar alkool në Massachusetss është 21 vjet), transmeton rtv21.tv

Avokati i aktorit, Alan Jackson, është përpjekur të gjejë gabime në akuzën e paraqitur, duke thënë se adoleshenti nuk e raportoi menjëherë ngjarjen.

Më herët, avokati i aktorit e pyeti gjyqin që t’i lejojë që seancat dëgjimore të ndodhin pa palën e akuzuar, por kjo kërkesë u refuzua.

Gjyqi e caktoi seancën tjetër dëgjimore me 4 mars. Nëse dëshmohet se është fajtor, ai mund të qëndrojë 5 vjet në burg./21Media