Florim Berbatovci, Fuad Karabegu dhe Granit Jashari janë tre lojëtarët

Florim Berbatovci, Fuad Karabegu dhe Granit Jashari janë tre lojëtarët

Pas marrëveshjes me trajnerin më të mirë kosovar, Afrim Toverlani, KF Ferizaj ka transferuar tre lojtarë.

Klubi i Ferizajit ka arritur marrëveshje me sulmuesin Florim Berbatovci dhe mesfushorët, Fuad Karabegu dhe Granit Jashari.

Lajmin për transferimin e tre lojtarëve ka dhënë klubi i Ferizajit me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook..

Ja postimi i tyre:

ZYRTARE:

“Karabegu, Jashari dhe Berbatovci transferohen tek KF Ferizaj.

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadra jonë sot ka arritur marrëveshje me super sulmuesin, Florim Berbatovci, dhe mesfushorët, Granit Jashari dhe Fuad Karabegu.

Berbatovci që eshtë paraqitur në disa skuadra të superligës, eshtë një nga sulmuesit më të mirë në futbollin vendor. Gjithashtu edhe Karabegu(KF Gjilan)dhe Granit Jashari(Prishtine) janë mesfushorë me cilësi të larta, dhe pritët të na ndihmojnë në objektivat e klubit.

Këto janë vetëm transferimet e para pasi në ditët në vazhdim do të ketë edhe disa përforcime tjera, për të cilat do të informoheni në faqen zyrtare të klubit.

Vazhdojmë së bashku, më të fortë se kurrë”, shkruhet në njoftim.