Arsyeja e shkarkimit ishin rezultatet jo të mira të skuadrës

Arsyeja e shkarkimit ishin rezultatet jo të mira të skuadrës

Klubi futbollistik Llapi ka shkarkuar sot kryetrajnerin, Bylbyl Sokoli.

Përmes një komunikate zyrtare, KF Llapi tregon se shkarkimi i tij ishte i paevitueshëm sepse rezultatet e klubit ishin jo të mira.

“KF Llapi nga mbledhja e mbajtur ka analizuar dhe shqyrtuar me vëmendje ecurinë e kampionatit për këto tetë xhiro dhe nga kjo kemi ardhur në përfundim se shkarkimi i Kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli ishte i paevitueshëm.Arsyejet kryesore të shkarkimit të tij ishin rezultatet jo të mira të skuadrës në këto tetë xhiro si dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe kryetrajnerit që dolën të jenë mungesa e rezultateve të deritanishme.E falenderojmë Kryetrajnerin Bylbyl Sokoli për kohën e kaluar në KF Llapi, ndërsa Drejtori Sportiv, Tahir Batatina është në bisedime me tre trajnerë për të ardhur në stolin e Llapit”, është komunikata zyrtare e Klubit.

Bylbyl Sokoli, para pak ditësh u sulmua nga disa persona banesës së tij në Prishtinë. Sulmi ndodhi vetëm pak kohë pas humbjes së Llapit nga Prishtina, dhe ende nuk dihet nëse sulmi lidhet me humbjen e Llapit./21Media