KF Vëllaznimi rrezikon t'i  humb të gjithë lojtarët e vet

KF Vëllaznimi rrezikon t’i  humb të gjithë lojtarët e vet

Klubi i Futbollit Vëllaznimi gjendet në një  situatë shumë të vështirë se që ka qenë ndonjëherë, thuhet në deklaratën e KF Vëllaznimit.

Kemi probleme të mëdha financiare por edhe organizative, pa kryetar e pa kryesi, situata në klub është alarmante”, kanë shkruar ata.

Ndërsa, kryetari aktual, z.Agim Cana, i cili për një vit e gjysmë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, është dorëhequr nga ky post, dorëheqje kjo që nuk është pranuar nga zyrtarët më të lartë komunal.

Bizneset gjakovare nuk kanë dëshmuar gatishmëri të theksuar, ndoshta edhe nga pamundësia, që të ndihmojnë ndjeshëm financiarisht klubin, ndërsa vetë komuna e Gjakovës nuk po gjen formë që ta bëjë një gjë të tillë”, ka shkruar klubi në deklaratën e tyre.

Në deklaratë thuhet se nëse brenda pak ditëve nuk gjendet ndonjë zgjidhje atëhere klubi do të shuhet.

Klubi i formuar para 94 vitesh dhe i regjistruar zyrtarisht para 92 vitesh, fatkeqësisht, rrezikon seriozisht të pushon aktivitetin përkohësisht apo për një kohë më të gjatë”, kanë shkruar ata./21Media