KFOR-i thotë se kjo është vetëm një stërvitje normale

KFOR-i thotë se kjo është vetëm një stërvitje normale

Misioni i KFOR-it po vijon me stërvitje në të gjithë territorin e vendit.

Në ditët e ardhshme është paralajmëruar se do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Sipas KFOR-it, kjo është vetëm një stërvitje normale dhe se situata mbetet nën kontroll.

“KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftim.

Njëzet vjet pas luftës në Kosovë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it janë në numër më të vogël dhe numërojnë nga 6 deri në 7 mijë ushtarë, të cilët janë të dislokuar në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës./21Media