Klubi i Hendbollit Istogu (femrat) mposhti në dy ndeshje skuadrën italiane

Klubi i Hendbollit Istogu (femrat) mposhti në dy ndeshje skuadrën italiane

Klubi i Hendbollit Istogu (femrat) ka shkruar historinë e saj, duke u kualifikuar në 16 skuadrat më të mira në Kupën Sfiduese (Challenge Cup) të Evropës.

Përmes një postimi në Facebook nga KOK (Komiteti Olimpik i Kosovës) bëhet e ditur se Klubi i Hendbollit Istogu mposhti në dy ndeshje skuadrën italiane, Cassano Magnago, me rezultat 26:24 (ndeshja e parë) dhe 23:21 (ndeshja e dytë). Ndeshjet u luajtën në Palestrën Karagaçi të Pejës, ndërsa vajzat nga Istogu patën përkrahje të madhe të shikuesve.

“KOK-u përgëzon hendbollistet e Istogut, duke iu uruar suksese edhe në ndeshjet e radhës”, thuhet në postimin e KOK-ut./21Media