Khamenei udhëheqë lutjet e së premtes për herë të parë që nga viti 2012

Udhëheqja e lutjeve mes zemërimit e përplasjeve

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei do të udhëheqë lutjet e së premtes në kryeqytetin Teheran – hera e parë që ai po e bënë këtë në tetë vjetët e fundit.

Kjo vjen në vazhdën e protestave të përhapura lidhur me aeroplanin ukrainas të rrëzuar nga ushtria iraniane javën e kaluar, transmeton rtv21.tv.

Hera e fundit që Udhëheqësi Suprem i Iranit drejtoi lutjet e së premtes në Teheran ishte në kulmin e pranverës arabe.

Udhëheqja e Iranit është gjithashtu nën presion mbi një rënie të mprehtë në ekonomi të sjellë nga sanksionet amerikane.

Të mërkurën, presidenti Hassan Rouhani bëri thirrje për unitetin kombëtar. Por, në një shenjë të rrallë të fërkimit brenda regjimit iranian, ai gjithashtu i bëri thirrje ushtrisë që të jepte një llogari të plotë për mënyrën se si e rrëzoi aeroplanin.

Aeroplani me pasagjerë Boeing 737-800 po udhëtonte për në Kyiv nga Teherani më 8 janar kur u rrëzua menjëherë pas ngritjes. Të gjithë 176 pasagjerët në bord, përfshirë dhjetëra iranianë dhe kanadezë humbën jetën./21Media

Back to top button