Rincon Malaga dhe KHF Istogu pritet të ndeshen nga 18:30

Rincon Malaga dhe KHF Istogu pritet të ndeshen nga 18:30

Klubi hendbollistik i femrave, KHF Istogu ka pasur probleme me të arritur në Malaga të Spanjës, ku po merr pjesë për të zhvilluar ndeshjen e 1/8 së finales të kupës europiane ,, Challenge Cup”.

Siç njofton faqja zyrtare e klubit, drejtuesit e Istogut nuk kanë pranuar që skuadra e Istogut të paraqitet në terren pa flamurin shtetëror të Kosovës.

Për këtë qëndrim, siç njofton klubi e perkrahjen e plot edhe të FHK-së, e cila përkrahë Istogun që kjo ndeshje te zhvillohet vetem në kushte të barabarta.

Pas 34 orëve udhëtim KHF ISTOGU ka në Malaga të Spanjes. Menjeherë janë paraqitur problemet e para rreth flamurit shtetëror të Republikes së Kosovës.

Ndonëse udhëtimi i skuadres sonë drejt Spanjës per ta zhvilluar ndeshjen e 1/8 së finales të kupes europiane ,, Challenge Cup” ka zgjatur shumë më shumë se sa ështe pritur më në fund hendollistet kanë mbërritur rreth orës 14.00 në Malaga.

Por menjeherë janë paraqitur problemet e para, Drejtuesit e Istogut nuk kanë pranuar që skuadra e Istogut të paraqitet në terren pa flamurin shtetëror të Republikes së Kosovës, dhe perkete qendrim ka perkrahjen e plot edhe të FHK-së e cila përkrahë Istogun që kjo ndeshje te zhvillohet vetem në kushte të barabarta, negociatat janë duke vazhduar, ndërsa skuadra është akomoduar dhe është duke i shfrytëzuar këto pak orë sa kanë mbetur para fillimit të ndeshjes per të pushuar sa do pak dhe të paraqitet në ndeshjen e cila fillon në ora:18.30 sipas orarit te paraparë.

Urojmë qe vajzat të arrijnë sadopak të pushojnë dhe të jenë të gatshme per ndeshjen e ores 18:30 në Malaga të Spanjes. Rincon Malaga Spanje 🇪🇸 vs KHF ISTOGU KOSOVE“, bën të ditur klubi në facebook./21Media