Vetura “Kia Stinger”, me start më të shpejtë se sa mendohej

Vetura “Kia Stinger”, me start më të shpejtë se sa mendohej

Kompania Kia ka korrigjuar të dhënat për shpejtësinë e modelit të ri “Stinger”, andaj, siç pohojnë në kompaninë jugkoreane, ky automobil mund të arrijë 100 kilometra në orë për më pak se pesë sekonda.

“Kia Stinger” premierën botërore e ka pasur në sallonin e automobilave në fillim të këtij viti në Detroit, ndërsa në tregun jugkorean ishte paraqitur kah fundi i muajit të kaluar.

Në premierën e këtij modeli në janar, Kia kishte nxjerrë vlerësimin se automobili mund të arrijë 100 kilometra në orë për 5,1 sekonda, ndërsa tash ka përmirësuar këtë matje pasi “Stinger” me V6 bi-turbo motor, me 370 kuaj fuqi dhe 510 Nm, 3.3 litra, është në gjendje të arrijë nga 0 deri 100 km/h për gjithsej 4,9 sekonda.

Ndryshe, modeli “Stinger V6” mban vendin e parë për start të shpejtë në mesin e të gjitha serive të prodhuara deri më tash të kompanisë Kia.