Veseli i shpreh ngushllime familjes së Kiço Blushit

Loading...

Veseli i shpreh ngushllime familjes së Kiço Blushit

Me rastin e vdekjes së shkrimtarit dhe skenaristit të njohur, Kiço Blushi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllimet për familjen, shoqërinë dhe kolegët e tij.

Veseli në Facebook ka shkruar vdekja e shkrimtarit, Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare.

“Ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare. Breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej tij për filma të njohur shqiptarë, si “Nëntori i Dytë” ose “Koncert në vitin 1936”. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

 

Kiço Blushi ka vdekur mbrëmjen e së premtes në moshën 75-vjeçare. Blushi ka lindur në qytetin e Korçës në 23 gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse kishte filluar punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kishte kaluar si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”. /21Media