Artistja mjaft aktive

Artistja mjaft aktive

Ajo është njëra ndër këngëtaret më simpatike dhe të dashura për publikun. Me stilin dhe zërin e veçantë, ajo ka arritur që marrë vëmendjen e publikut, që nga hyrja në muzikë.

Bëhet fjalë për këngëtaren Orhidea Latifi-Kidën, e cila nuk po ndalet së korruri suksese. Krahas muzikës, që po shijon suksesin e këngës “Tela”, të cilën e ka me këngëtarin Ermal Fejzullahun, Kida aktive po tregohet edhe në rrjete sociale.

Ajo shpesh po publikon imazhe të shumta nga përdishmëria për mbi 1 milion ndjekësit e saj në instagram, shkruan rtv21.tv

E kur jemi te imazhet, pak më parë Kida publikoi tri iamzhe të bukura, krahas së cilave po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Me stil të veçantë të flokëve, me syza dhe e veshur në të bardha, Kida po shkëlqen në imazhet e fundit.

Projekti i fundit i Kidës është “Tela” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Projekti është publikuar më 2 qershor, i cili deri tani në Youtube ka mbi 17 milionë klikime./21Media