Këngëtarja aktive

Këngëtarja aktive

Njëra ndër artistet më atraktive të estradës është Orhidea Latifi-Kida. Krahas karrierës muzikore dhe koncerteve të ndryshme, këngëtarja siç duket ka gjetur kohë për të pushuar paksa.

Kjo të paktën shihet nga postimet që Kida bën kryesisht në instagram. Kur jemi te rrjetet sociale, së fundmi, Kida publikoi dy imazhe në bikine, në të cilat shihet mjaft e lumtur, shkruan rtv21.tv

Me bikini ngjyrë të zezë, me syza dhe flokë të lëshuara, këngëtarja duket mjaft bukur në imazhet e publikuara në instastory për 1 milion e 300 mijë ndjekësit e saj në instagram.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Kidës është bashkëpunimi me Ermal Fejzullahun. Projekti  “Tela” është publikuar më 12 qershor dhe deri tani në Youtube ka mbi 28 milionë klikime./21Media