Diçka e re po vjen nga Kida

Diçka e re po vjen nga Kida

Këngëtarja e mirënjohur, Orhidea Latifi- Kida në janar të këtij viti ka përfunduar kontratën me labelin “On Records”.

Kurse, me anë të një postimi në Instagram artistja ka lënë të kuptohet se është duke punuar për një këngën të re.

“Unë kam një surprizë të bukur për ju”, ka shkruar Kida poshtë imazheve të publikuara në Instagram.

Në fotografitë e publikuara 21-vjeçarja duket mahnitëse, për të cilat ajo mori pëlqime dhe komente të shumta nga fansat e saj.

 

View this post on Instagram

 

I have a beautiful surprise for you #staytuned 🤭😍

A post shared by KIDA (@kida) on

 “Ka je”, titullohet projekti i fundit i Kidës, të cilin e solli në muajin dhjetor dhe deri tani në kanalin “Yotube” numëron mbi 8 milionë klikime. /21Media