Kida aktive

Kida aktive

Orhidea Latifi-Kida është ndër këngëtaret më të dashura të estradës kosovare. Këngëtarja, e cila shquhet për zërin dhe stilin e veçantë po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat numëron ndjekës të shumtë.

E kur jemi te këto të fundit, Kida sot ka publikuar dy imazhe në instagram, në të cilat shihet mjaft tërheqëse, shkruan rtv21.tv

“Looong year”, ka shkruar artistja krahas imazheve, ku po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Kujtojmë që, “Moti” është projekti i fundit muzikor i artistes, i cili është publikuar më 28 dhjetor dhe deri tani në Youtube ka mbi 2 milionë klikime./21Media