''Mezi po pres...''

”Mezi po pres…”

Pak ditë pasi që artistja e njohur, Kida ka publikuar këngën e saj të titulluar ”Malli”,e cila deri tani në YouTube ka mbledhur mbi dy milionë klikime, ajo ka paralajmruar edhe një këngë të re.

23-vjeçarja duket se ka gati këngen e re, të cilën do ta publikojë së shpejti. Kida këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Instagram.

“Më thanë të kem durim, por si do kem në një situatë të tillë? Mezi po pres të dëgjoni këngën e re”, ka shkruar Kida në Instastory.

Kujtojmë se, Kida është e pranishme edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe jashtë kufijve. /21Media