Projekt i ri muzikor nga Kida

Projekt i ri muzikor nga Kida

Këngëtarja Orhidea Latifi e njohur për publikun si Kida, po arrin sukses të madh në karrierën e saj profesionale.

21 vjeçarja, gjatë kësaj vere ka sjellë këngë dhe bashkëpunime me këngëtarë të tjerë, kështu duke krijuar hite në skenën muzikore, shkruan rtv21.tv.

Kida ka paralajmëruar projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram. Se çfarë ka përgaditur Kida këtë herë, mbetet të shihet.

Hiti i fundit që ka sjellë në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun titullohet “Tela”. Ky projekt numëron mbi 37 milionë klikime në kanalin “Youtube”./21Media