Publiku këndoi bashkë me Kidën

Publiku këndoi bashkë me Kidën

Në skenën madhështore të festivalit ndërkombëtar të muzikës “Sunny Hill”, sot në naten e dytë në mesin e shumë artistëve është edhe këngëtarja e njohur, Kida.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihet se Kida në “Sunny Hill” ka performuar në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa publiku dëgjohet duke kënduar bashkë me të.

Sonte në natën e dytë, në skenën e madhe të festivalit para publikut pritet të dal edhe reperi i njohur shqiptar, GASHI. /21Media