Kida koncert në Prishtinë 

Kida koncert në Prishtinë 

Orhidea Latifi e njohur me emrin artistik Kida edhe pse e re në skenën muzikore afër vetes ka mbledhur një numër të madh të fansave që e duan dhe e përkrahin.

E për të gjithë këta fansa Kida ka menduar që të bëjë një koncert të madh në Sheshin  Zahir Pajaziti, ku do t’i argëtoj me këngët dhe hitet e shumta që ajo ka, shkruan rtv21.tv

Kida ka publikuar në Instagram një video triler ku paralajmëron koncertin e saj.

“15 Prill ora 12:00 Prishtina #Kidanshesh Ju pres te gjithve” ka qenë mbishkrimi që Kida i ka lënë videos.

Ndryshe “Andërr” është kënga e fundit nga Kida e cila është publikuar një muaj më parë./21Media

15 Prill ora 12:00 Prishtina #Kidanshesh Ju pres te gjithve🔥💪🏻 @zzapnchriss @dj_frost

A post shared by KIDA (@orhidealatifii) on