E ëmbël si çdoherë

E ëmbël si çdoherë

Orhidea Latifi-Kida është një nga artistet më të pëlqyera të estradës muzikore shqiptare. Krahas angazhimeve të shumta muzikore, këngëtarja aktive po tregohet edhe në rrjete sociale, me publikimin e pamjeve të shumta nga përditshmëria e saj, shkruan rtv21.tv

E kur jemi te këto të fundit, Kida sot publikoi dy imazhe, në të cilat duket mjaft bukur. Me flokë të lëshuara dhe e veshur me stil, artistja duket për mrekulli në imazhet që publikoi në instagram për 1 mijë e 500 ndjekësit e saj.

Kujtojmë që, projekti i fundit i Kidës është “Moti” i publikuar më 28 dhjetor të vitit që lamë pas. Projekti deri tani në Youtube ka mbi 6 milionë e 100 mijë klikime./21Media