KIDDA nuk do të performojë sonte në "Sunny Hill Festival"

KIDDA nuk do të performojë sonte në “Sunny Hill Festival”

Ani pse i ri në skenë, reperi KIDDA arriti të fitoj zemrat e shumë fansave të muzikës hip-hop në trojet shqiptare.

Projekti i tij i fundit muzikor, ishte bashkëpunimi me Ermal Fejzullahun i titulluar “Flake”, i cili u mirëpritë nga fansat shqiptar por edhe në shtetet e tjera të botës, kënga u pa të dëgjohet në Arabi vetëm një javë pas publikimit, transmeton rtv21.tv.

Deri më tani kënga ka arritur të ketë mbi 5 milionë klikime në youtube, reperi gjithashtu ishte konfirmuar të performojë në festivalin “Sunny Hill”, në natën e dytë e cila i kushtohet muzikës hip-hop.

Por menaxheri i reperit, Jetmir Agaj, me një postim në rrjetin social instagram ka bërë të ditur që KIDDA nuk do të marrë pjesë sonte pasi që është në xhirimet e videoklipit i cili pritet të lansohet brenda pak ditëve./21Media