Një hit i ri po vjen shumë shpejt

Një hit i ri po vjen shumë shpejt

I ftuar në emisionin “1 Kafe prej Shpisë”, artisti i ri KIDDA ka zbuluar se në sezonin e verës do të sjellë një projekt me këngëtarin e mirënjohur,  Ermal Fejzullahu.

Ai ka treguar se kënga është gati përveç disa detajeve të vogla, ndërsa xhirimet e videoklipit ende nuk kanë filluar.

KIDDA tha se Ermali i pëlqen për shkak se ai bën muzikë popullore, por mundet të i përshtatet edhe stilit të tij dhe se nuk ka shumë artistë që mund ta bëjnë këtë.

Ndryshe, ky bashkëpunim pritet që të ketë një sukses të madh./21Media