Kili mposhti Kamerunin

Kili mposhti Kamerunin

Kili sonte startoi me fitore në Kupën e Konfederatave, duke mposhtur Kamerunin, me rezultat 2-0, në kuadër të Grupit B, turne ky që po mbahet në Rusi.

Përballja mes Kamerunit dhe Kilit, ka dhënë një lojë të kënaqshme.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll pa gola, por në të dytën, kilianët realizuan dy gola. Fillimisht Arturo Vidal (81’), zhbllokoi ndeshjen, duke kaluar në avantazh Kilin prej 1-0, kurse, Vargas (90’) i dha goditjen e dytë Kamerunit.

Kili arkëton tri pikët e para në Kupën e Konfederatave, turne ky që i paraprinë Kupës së Botës që mbahet vitin e ardhshëm në Rusi./21Media