Një super dhuratë për North

Një super dhuratë për North

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë surprizuar vajzën e tyre me një dhuratë 65 mijë dollarëshe.

Çifti u dhuroi vajzës 6-vjeçare xhaketën e Michael Jackson që e fituan në një ankand pikërisht për t’ia dhënë North.

Kim bëri të ditur se North është adhuruese e madhe e Jackson.

Kanye dhe unë i dhamë North këtë xhaketë. Është xhaketa e Michael Jackson që veshi me Elizabeth Taylor. Ajo është adhuruese e madhe e Michael Jackson dhe ne e dinim që do t’i pëlqente”, tha Kim.

Kujtojmë se xhaketa që u vesh nga ylli i popit në festën e 65-vjetorin të lindjes së Elizabeth Taylor në vitin 1977, u shit për 65 mijë e 625 dollarë në një ankand në muajin tetor./21Media