Çifti pagoi 65 mijë e 625 dollarë për këtë xhaketë

Çifti pagoi 65 mijë e 625 dollarë për këtë xhaketë

Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, North West u pa me një çantë 10 mijë dollarëshe të markës Birkin, të hënën. Ndërsa tani, Kim Kardashian zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj ia kanë blerë asaj një nga xhaketat e Michael Jacksonit. Xhaketa u vesh nga ylli i pop-it për festën e 65-të të ditëlindjes së Elizabeth Taylor në vitin 1997 – dhe u shit në ankand për 65 mijë e 625 dollarë në tetor.

“North është një fanse e madhe e Michael Jackson dhe e dinim se do ta donte këtë”, tha ajo dhe shtoi se këtë xhaketë e morën në një ankand, transmeton rtv21.tv

Kim u shpreh se vajza e saj 6-vjeçare është shumë e lumtur për dhuratën.

Xhaketa e Michael Jackson u shit në një ankand në të njejtën kohë kur u shit edhe trikoja e famshme e këngëtarit të ndjerë, Kurt Cobain, për 334 mijë dollarë. U raportua më 26 tetor 2019 nga CNN se xhaketa bardhë e zi e këngëtarit u shit për 65 mijë e 625 dollarë – ndonëse emri i fituesit nuk u tregua. Dhe duket sikur Kim dhe Kanye paguan më shumë, ndonëse ishte parashikuar të shitej mes 10 – 20 mijë dollarë./21Media