Talljet vazhduan edhe në rrjetet sociale

Talljet vazhduan edhe në rrjetet sociale

Motrat Kardashian dhe Jenner janë ndër më të përfolurat në botën e showbizit. Paraqitjet, seriali, bizneset dhe skandalet e tyre përbëjnë gjithmonë lajm, kryesisht për ballina.

Ato arritën të marrin vëmendjen edhe në edicionin e 71-të të “Emmy Awards”. Kjo ishte hera e parë që Kim Kardashian dhe Kendall Jenner u ngjitën në skenën e “Emmy Awards” mbrëmjen e kaluar, për t’u turpëruar plotësisht.

Dy motrat duhet të prezantonin një çmim dhe para se ta bënin këtë gjë duhet të mbanin një fjalim të shkurtër, ashtu sikurse çdo prezantues tjetër që i është caktuar kjo detyrë.

E gjithë salla shpërtheu në të qeshura në momentin kur ato theksuan se familja e tyre e di mirë çdo të thotë të jesh 100% autentik dhe vetëvetja në një serial televiziv, siç është “Keeping up with the Kardashians”.

Sipas tyre, ngjarjet në këtë serial janë bazuar në jetët e tyre reale dhe asgjë nuk është e inskenuar. Teksa kanë vijuar me prezantimin e çmimit, të gjithë të pranishmit në sallë qeshën me të madhe duke që bërë Kim dhe Kendall të turpërohen para mijëra shikuesve.

Talljet më pas kanë vazhduar edhe në rrjetet social, ku ato u quajtën hipokrite nëse mendojnë se mund të gënjejnë audiencën për serialin e tyre ku gjithçka duket e pavërtetë dhe e shtirur./21Media