Kim Jongu merr mbështetjen e Kinës për samitin e dytë me Trumpin

Kim diskutoi Kinën

Pas një vizite të papritur në Kinë, lideri Kim Jong ka siguruar përkrahjen nga ky shtet, për një takim të mundshëm të dytë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, thonë mediat shtetërore. Trump dhe Kim fillimisht u takuan në qershorin e kaluar, mirëpo progresi rreth çështjes së denuklearizimit ka ngecur.

Presidenti kinez, Xi Jinping tha se shpreson që të dy liderët do të takohen me njëri-tjetrin, raporton agjencia e lajmeve Xinhua. Kina është aleati kryesor dhe partneri kyç i tregtisë.

Xi tha se Kina e ka mbështetur Korenë Veriore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbajtjen e takimeve dhe për arritjen e rezultateve dhe mbështet të dy palët drejt zgjidhjes së tyre nëpërmjet dialogut.

Ai po ashtu bëri të ditur se Kina do të luajë një rol pozitiv dhe konstruktiv për të arritur paqen dhe denuklearizimin në Gadishullin Korean, ka raportuar Xinhua.

Kim vizitën e parë për në Kinë e bëri vitin e kaluar. Gjatë vizitës së tij treditore, ai dhe bashkëshortja e tij, Ri Soul – ju, u mirëpritën nga Xi dhe gruaja e tij me një gosti dhe në një perfomancë arti./21Media

Back to top button