Kim Kardashian ndihet me fat

Kim Kardashian ndihet me fat

Ylli i show-it telviziv, “Keeping up with the Kardashians”, Kim Kardashian është nënë e katër fëmijëve, ajo ka dy vajza dhe dy djem.

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 146 milionë ndjekës, Kim ka ndarë një fotografi me djalin e vogël, Psalm West.

“Burri im i vockël është më i ëmbli! Sinqerisht ai është vogëlushi më i mirë. Fle gjatë natës dhe deri tani është shumë i qetë. Si ka mundësi që jam kaq me fat?”, ka shkruar Kim Kardashian.

Kim Kardashian dhe reperi i njohur amerikan, Kanye West më 24 maj kanë festuar pesë vjetorin e martesës.

Ndryshe, Kim Kardashian dhe Kanye West së bashku kanë katër fëmijë./21Media