Blogerja shqiptare publikon fotografi me Kim Kardashian

Blogerja shqiptare publikon fotografi me Kim Kardashian

Blogerja me origjinë nga Peja, Foinika Kay ishte e ftuar në promovimin e koleksionit më të ri të produkteve nga linja e kozmetikës së Kim Kardashian KKW Beauty.

Kay në rrjetet sociale ka publikuar imazhe nga ky eveniment ku është takuar personalisht me Kim Kardashian si dhe modelen e njohur Winnie Harlow.

Bllogerja nga Peja shkëlqente e veshur në një fustan të zi, pranë dy yjeve botërore.

Ndërsa Foinika Kay jeton dhe vepron në New York, ajo para disa muajsh lansoi linjën e qerpikëve artificialë që i emëroi “Kosovo”  në bashkëpunim me “Trate Cosmetics”./21Media