Kim Kardashian është tejet e vendosur për të lindur edhe një fëmijë

Kim Kardashian është tejet e vendosur për të lindur edhe një fëmijë

Në episodën më të re të emisionit të famshëm “Në hap me Kardashianët”, Kim pohon se ajo dëshiron në çdo mënyrë të zgjerojë familjen e saj.

36 vjeçarja ka mundësi që të hyjë në një operacion i cili do ta ndihmonte të lindte edhe një fëmijë me të shoqin Kanye West.

Familjarët e Kimit në fakt nuk janë edhe aq të entuziazmuar me këtë ide meqë mendojnë se kjo mund të jetë e rrezikshme për të.

Edhe shtatzënia e dytë e Kimit ka qenë shumë e rrezikshme, por nëse ajo mbetet shtatzënë edhe njëherë tjetër kjo mund ta rrezikojë jetën e saj seriozisht.

Kim ka dy fëmijë me të shoqin Kanye West, një vajzë me emrin North dhe një djalë me emrin Saint.