"Jeta s’mund të ishte më e bukur"

“Jeta s’mund të ishte më e bukur”

Ylli i show-it telviziv, “Keeping up with the Kardashians”, Kim Kardashian dhe reperi i njohur amerikan, Kanye West edhe disa ditë festojnë përvjetorin e martesës, shkruan rtv21.tv

Po bëhen pesë vjet që kur Kim dhe Kanye kanë kurorëzuar dashurinë me martesë.

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 138 milionë ndjekës, Kim ka publikuar një fotografi nga dasma e tyre.

“Pesë vjet martesë, e katër fëmijë. Jeta s’mund të ishte më e bukur”, ka shkruar Kim krahas fotografisë.

 

View this post on Instagram

 

5 years and 4 kids ✨ life couldn’t be better! *anniversary coming so soon*

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Ndryshe, Kim Kardashian dhe Kanye West kanë dy djem dhe dy vajza./21Media