Ëndrra e Kim do të bëhet realitet

Ëndrra e Kim do të bëhet realitet

Kim Kardashian West së shpejti mund të jetë pjesë e ekranit të madh.

Kim ka bërë disa paraqitje në filma në të kaluarën, por tingëllon sikur roli i saj i ardhshëm mund të jetë një marrëveshje shumë më e madhe.

Nëpërmjet një video të shkurtër të postuar në Instagram, Kim zbuloi lajmin për E! News, shkruan rtv21.tv

Ylli televiziv është shprehur shpesh se dëshiron të jetë pjesë e projekteve kinematografike. Gjatë intervistave të ndryshme për mediat, Kim ka theksuar se do të dëshironte të bashkëpunonte me këngëtaren dhe aktoren e njohur Jennifer Lopez.

Duket se ëndrra e saj do të realizohet. Kim në intervistën me gazetarin Jason Kennedy zbuloi se së bashku me JLo-n do të bashkohen në një projekt si aktore.

Kim është shfaqur në një numër filmash, të tilla si “Temptation: Confessions of a Marriage Counselor”, “Ocean’s Eight”,“Disaster Movie”, etj./21Media