Psalm West merr zemrat e adhurueseve

Psalm West merr zemrat e adhurueseve

Pak javë më parë Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër për herë të katërt.

Ajo ka publikuar një foto të vogëlushit Psalm në rrjetet sociale, duke zbuluar portretin e plotë të tij. Nga fotoja duket se djali ka një ngjashmëri të madhe me motrën e tij më të vogël, Chicago, dhe kjo ju ka pëlqyer adhuruseve duke i lënë komente të mira në rrjetet sociale.

“Psalm Ye”, shkroi Kardashian bashkangjitur fotos së djalit, duke i lënë fansat të spekulojnë se Ye është emri i mesit i tij. /21Media