Libri thuhet se është “i egër, humoristik dhe mallëngjyes"

Libri thuhet se është “i egër, humoristik dhe mallëngjyes”

Me titullin “Do ju tregoj historinë time” do të dalë në treg në muajin gusht biografia e pilotit finlandez të Formulës 1, Kimi Raikkonen.

Në libër, kampioni i Botës në vitin 2007 do të tregojë shumë nga eksperiencat e tij. Kjo biografi pritet me interes pasi Kimi Raikkonen është një nga pilotët më të mbyllur.

“Idealja do të ishte sikur të pilotoje një makinë F1 në mënyrë anonime. Një i panjohur mund të rruhet ose të presë barin, por nuk mund të pilotojë një makinë garash”, shpjegon në libër Kimi Raikkonen.

Për librin thuhet se është “i egër, humoristik dhe mallëngjyes, që i hap derën e argëtimit atyre që nuk janë të interesuar për makinat”.