"Administrata Trump ka vënë presion mbi aleatët për të shmangur rrjetet e ofruara nga Huawei"

“Administrata Trump ka vënë presion mbi aleatët për të shmangur rrjetet e ofruara nga Huawei”

Qeveria e Kinës sot akuzoi SHBA-në se po përpiqet të bllokojnë zhvillimin e saj industrial, duke pohuar se pajisja kineze e rrjetit celular paraqet një kërcënim për sigurinë kibernetike ndaj vendeve që nxjerrin sisteme të reja interneti.

SHBA argumenton se Pekini mund të përdorë kompanitë kineze të teknologjisë për të mbledhur informata për vendet e huaja. Administrata Trump ka vënë presion mbi aleatët për të shmangur rrjetet e ofruara nga Huawei, duke kërcënuar qasjen e kompanisë në tregjet për gjeneratën e ardhshme të pajisjeve wireless.

Kompania kineze mohoi akuzat se ajo lehtëson spiunimin kinez dhe tha se do të refuzojë çdo kërkesë të qeverisë për të zbuluar informacionin konfidencial për klientët e huaj.

“Qeveria e SHBA po përpiqet të “krijojë një justifikim për të shtypur zhvillimin e ligjshëm” të ndërmarrjeve kineze”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Geng Shuang.

Ai akuzoi SHBA-në se po përdorë “mjete politike” për të ndërhyrë në veprimtarinë ekonomike, “që është një ngacmim imoral dhe i padrejtë”.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, duke folur këtë fundjavë në Gjermani u kërkoi aleatëve evropianë të marrin seriozisht “kërcënimin” që ai tha se ishte paraqitur nga Huawei, ndërsa ata kërkonin partnerë për të ndërtuar rrjetet e reja celulare 5G.

Teknologjia 5G ka për qëllim që të zgjerojë në masë të madhe shtrirjen e rrjeteve për të mbështetur pajisjet mjekësore të lidhura me internetin, makineritë e fabrikës, veturat dhe pajisjet e tjera. Kjo e bën atë më të ndjeshëm politikisht dhe rrit koston e mundshme të dështimeve të sigurisë.

Qeveria britanike duhet të përfundojë një rishikim të politikave të saj për sigurinë e 5G në mars ose prill. Zyra e kryeministres britanike Theresa May tha të hënën se “nuk janë marrë vendime”.

Zyrtarët evropianë, duke përfshirë zëvendëspresidentin e Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësimin rreth rregullave kineze të lëshuara vitin e kaluar që kërkojnë nga kompanitë të bashkëpunojnë me agjencitë e inteligjencës.

Asnjë vend në Evropë, megjithatë nuk është shprehur kundër përdorimit të teknologjisë Huawei në mënyrën që SHBA ka kërkuar.