Plani dështoi

Plani dështoi

Kina mendoi dërgimin e breshkave në Hënë si pjesë e misionit të saj Chang’e-4, zbuloi një nga shkencëtarët.

Por, plani dështoi pasi studiuesit kuptuan se do kishin mjaftueshëm oksigjen për t’i mbajtur gjallë për rreth 20 ditë, një afat shumë i shkurtër.

Xie Gengxin, nga Instituti i Kërkimit të Teknologjisë në Universitetin Chongqing, ishte përgjegjës për hartimin e eksperimentit biologjik në bordin Chang’e-4.

Në një intervistë me revistën teknologjike IEEE Spectrum, Xie tha që ekipi fillimisht kishte dashur të dërgonte breshka në Hënë.

Kjo për të siguruar informacione të rëndësishme në lidhje me mënyrën se si kafshët reagojnë ndaj kushteve gravitacionale në sipërfaqen hënore.

Zbulimet mund të ndihmonin në misionet e ardhshme që do të dërgoheshin atje.

“Pesha e sondës Chang’e-4 kërkoi që pesha e eksperimentit të mos kalonte tre kilogramë,”-tha ai. “Kjo do të thotë që oksigjeni brenda është i mjaftueshëm për 20 ditë për breshkat.”, raporton oranews.