“Nëse të drejtat tona janë shkelur me të vërtetë, ne kemi arsye ligjore për të mbrojtur veten"

“Nëse të drejtat tona janë shkelur me të vërtetë, ne kemi arsye ligjore për të mbrojtur veten”

Kina ka nisur një hetim kundër “Fedex” të SHBA-së, me dyshimin për shkelje të të drejtave dhe interesave ligjore të klientëve kinezë.

Sipas mediave botërore, gabimet logjistike mund t’i kushtojnë shtrenjtë “Fedex” nëse Kina vendos të ndalojë shërbimet e kësaj kompanie në territorin e saj.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raporton se kompania amerikane ka dështuar së fundmi të dorëzojë disa pako ekspresive në Kinë, dhe se një nga marrësit thuhet se ishte gjigandi i teknologjisë Huawei.

Kompania kineze ka akuzuar “Fedex”, se postën e saj, e cila ishte paraparë të dërgohej nga Japonia në disa zyra në Kinë, e transferoi në SHBA.

Përveç kësaj, “Huawei” raportoi se “Fedex” u përpoq të përcjellë dy pako të tjera në SHBA, të cilat u dërguan nga Vietnami në Hong Kong dhe Singapor.

Kompania postare amerikane shprehu keqardhje për incidentin, duke argumentuar se këto ishin raste të izoluara, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, kompanitë kineze dyshojnë se këto dështime kanë ndodhur pa dashje.

Nëse të drejtat tona janë shkelur me të vërtetë, ne kemi arsye ligjore për të mbrojtur veten”, tha Song Liuping, avokati kryesor i “Huawei”.

Sipas njoftimeve të medias, gabimet e “Fedex” mund të çojnë Pekinin të ndalojnë praninë e kompanisë amerikane në tregun kinez. Në disa analiza të medias, thuhet se kjo është hakmarrje e kinezëve për “Huawei”.

Në mes të majit të kaluar, Qeveria amerikane vendosi “Huawei” në listën e zezë, dhe e kufizoi blerjen e pjesëve rezervë dhe shërbimeve në tregun amerikan pa lejen e Uashingtonit.